Ish-deputeti i LSI Vangjel Tavo shprehet se tashmë situata e shkaktuar nga COVID-19 është emergjente dhe se deputetët duhet të bëjnë tamponin.
“EMERGJENTE tamponi për të gjithë deputetët dhe karantinim për të gjithë Parlamentin!”, shkruan Tavo.
Reagimi i tij vjen menjëherë pasi janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 disa deputetë, prej të cilëve edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Veliaj e konfirmoi lajmin në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
Lexo edhe: Erion Veliaj infektohet me koronavirus: Unë dhe familja ime jemi mirë
Po ashtu edhe deputeti Ralf Gjoni konfirmoi se është pozitiv me koronavirus.
Lexo edhe: Koronavirusi nuk kursen as Kuvendin, konfirmohet me Covid-19, Ralf Gjoni
Ndërsa burime për Abcnews.al njoftuan se edhe Enver Roshi edhe Elio Hysko janë infektuar me koronavirus.
Lexo edhe: Vijon vala e infektimeve në Parlament, konfirmohen me Covid-19 edhe dy deputetë të tjerë
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë vijon të raportojë një numër të lartë të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19 në vend.

