Emergjenca për krizën energjetike, Rama prezanton sot planin e masave

schedule08:12 - 9 Tetor, 2021

schedule 08:12 - 9 Tetor, 2021

Një ditë pas shpalljes së emergjencës për furnizimin me energji elektrike, kryeministri Edi Rama pritet të dalë sot që të prezantojë një plan masash. Siç ka bërë me dije kreu i qeverisë masat kanë për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimeve.

Prezantimi pritet të bëhet sot, ndërsa ende nuk është dhënë një orar zyrtar. Sakaq, dje në një konferencë për mediat, Rama tha se kriza vjen pasi është prekur e gjithë Evropa dhe se vendi është i varur nga tregjet ndërkombëtare.

Lexo edhe: Rama: Kriza energjitike kulmin në mesin e vitit të ardhshëm, çmimet nuk do kthehen siç ishin

Kriza, sipas kryeministrit do të zgjasë deri në mesin e vitit të ardhshëm. Megjithatë, ai theksoi se çmimi i energjisë nuk do të kthehet më në nivelet e tanishme. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!