Emergjenca kombëtare në SHBA, pesë milion teste brenda muajit për koronavirusin

schedule23:51 - 13 Mars, 2020

schedule 23:51 - 13 Mars, 2020

Presidenti Donald Trump shpalli të premten emergjencën kombetare pas shpërthimit të koronavirusit. Amerika po përballet me shpërthimin e koronavirusit pasi shifrat nuk tregojnë shenja të ngadalësimit. Shpallja e emergjencës nga Presidenti vë në lëvizje Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave. Shpallja e gjendjes së emergjencës kombëtare lejon përdorimin e më shumë fondeve federale, furnizim, personel dhe çdo mbështetje tjetër.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti shtoi se emergjenca do të verë në dispozicion 50 miliardë dollarë për qeveritë e shteteve dhe ato lokale për t’iu përgjigjur koronavirusit.

Presidenti Trump tha se ai po jepte sekretarit të Shëndetësisë Aleks Azar kompetencat e emergjencës që do të shmangnin disa rregullore dhe ligje federale për t’u dhënë mjekëve dhe spitaleve “elasticitet” në trajtimin e pacientëve.

Trump theksoi gjate fjalimit nga shtepia e bardhe se te gjithe ata që kanë nevojë për një test mund të marrin një provë shumë të sigurt, të shpejtë dhe të përshtatshme”. Për këtë qëllim, Trump njoftoi se Administrata e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar një test të ri për virusin, brenda disa orësh nga marrja e aplikimit nga kompania përgjegjëse. Administrata Trump është kritikuar ditët e fundit për dështimin për të përfunduar sa duhet shpejt testet Covid-19.

Në këtë mënyrë SHBA ndjek modelin e Koresë së jugut që aplikon test për koronavirusin për cilindo që e dëshiron, në dallim nga Shqipëria dhe vende të tjera që kanë kufizime për këtë test.

Dondald Trump i bëri komentet ndërsa bisedimet vazhdojnë midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit për miratimin e një pakete financiare.

Ndaj zotit Trump ishte rritur trysnia për të shpallur emergjencën kombëtare për sëmundje infektive në bazë të një ligji të vitit 1988, të quajtur Ligji Stafford, që do të lejonte Agjencinë Federale për Menaxhimin e Emergjencave Federale të jape fonde për katastrofat për shtetet dhe qeveritë lokale dhe për të dislokuar ekipet mbështetëse.

Sipas ligjit, vetëm presidenti mund të shpallë një gjendje katastrofe madhore.

Presidenti Trump e ka aktivizuar ligjin Stafford shumë herë gjatë presidencës, mes të tjerash për përmbytjet në pjesën qendrore të vendit dhe zjarret në Kaliforni.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!