Emër i ri për pankinën e Bayern, “legjenda” Matthaus i jep një emër “Bavarezëve”

schedule12:36 - 4 Mars, 2024

schedule 12:36 - 4 Mars, 2024

“Bavarezët” e Bayern Munich arritën një tjetër rezultati katastrofik, në elitën e futbollit gjerman, teksa mbrëmjen e së premtes barazuan me rezultatin 2 me 2, ndaj skuadrës së Freiburg dhe tashmë të gjithë duan shkarkimin e menjëhershëm, të teknikut, Thomas Tuchel, pavarësisht se ky i fundit ka njoftuar se do të largohet nga “Allianz Arena” në fundin e këtij sezoni.

I këtij mendimi është edhe “legjenda” e futbollit gjerman dhe Bayern Munich, Lothar Matthaus, i cili përveç se është shprehur se shkarkimi i Tuchel duhet të jetë i menjëhershëm ka propozuar edhe emrin e 69-vjeçarit, Hermann Gerland si teknikun e duhur për të fituar Champions League këtë sezon.

“Unë mund ta imagjinoj Gerland trajner të Bayern. Një emër shumë popullor dhe i madh te bavarezët. Ai mund të bashkojë skuadrën dhe mund të rikthejë lojën e bukur te Bayern. Nëse ‘Bavarezët’ lënë mënjanë përçarjet dhe rikthehet të luajë si skuadër, dhe mundësitë i ka, atëherë ata mund të jenë ndër favoritët për fitimin e Champions League.

Gerland është në gjendje të motivojë skuadrën, t’u japë besim lojtarëve dhe t’u tregojë atyre se çfarë duhet të bëjnë. Bayern ka nevojë për dikë që sjell qetësi dhe Gerland do të ishte personi i duhur për këta tre muaj. Ai e njeh shumë mirë ekipin, edhe lojtarët i njeh të gjithë personalisht”,- u shpreh ish-fituesi i “Topit të Artë”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!