EMA: Nënvariante të Omicron po përhapen me shpejtësi në shumë vende të botës

schedule17:38 - 3 Shkurt, 2022

schedule 17:38 - 3 Shkurt, 2022

Nën variante të Omicron-it janë duke përhapur aktualisht në shumë vende të botës. Lajmin e ka bërë të ditur ditën e sotme Agjencia Evropiane e Barnave. Megjithatë, EMA shton se është ende herët që të thuhet sesa ndryshon ky variant nga Omicron sa i përket transmetueshmërisë.

“Kemi parë nën-variante të tjera të Omicron të përhapen, si ai që quhet varianti BA2, në shumë vende të botës. Është ende shumë herët që të thuhet sesa ky variant ndryshon nga Omicron sa i përket transmetueshmërisë dhe në terma të sëmundshmërisë. Por mbetet një variant shumë i ngjashëm me Omicron.”

Po ashtu, EMA njoftoi se aktualisht nuk ka prova të mjaftueshme nga testet klinike që të mbështesin rekomandimin për një dozë të dytë përforcuese kundër Covid-19. /abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!