Ema Andrea: Fuqia e kinemasë, e frikshme kur bie në duart e politikës

schedule21:27 - 2 Shkurt, 2021

schedule 21:27 - 2 Shkurt, 2021

Aktorja Ema Andrea deklaron se fuqia e kinemasë është e frikshme kur bie në duart e politikës. E ftuar në emisionin “Refleksione”, Andrea merr për shembull se si është përdorur për propagandë kinemaja në kohën e komunizmit.

Duke shpjeguar se politika në komunizëm ka përdorur kinemanë për të krijuar imazhet që drejtuesit e qeverisë së asaj kohe donin, Andrea shpjegon se sa armë e fortë është kinemaja në duart e politikës.

Gjithashtu, aktorja tregon se cili është qëllimi i vërtetë i kinemasë kur përdoret nga politika dhe sa mirë funksionon.

Imazhi që ka krijuar mbi gruan kinemaja në periudhën e diktaturës, imazhin si ndërtohet familja, si ndërtohen raportet, kush është i miri e kush është i keqi, kjo ka ndikuar në mënyrë të pandërgjegjshme, tek të gjitha ata që kanë ndjekur kinemanë, tek e fundit nuk kishin asnjë shans të ndiqnin kinema tjetër.

Por këtë e thashë për të treguar sesa armë e fortë është kinemaja në duart e politikës. Po është e rrezikshme për shoqërinë, për të ardhmen, për mendimin e lirë, që të mos të krijohen përplasje të atyre që duket se dalin nga stereotipia po janë thjesht njerëz që kanë një mendim autentik. Kinemaja ka për qëllim ta fshijë këtë mendim kur bëhet armë në duart e politikës, apo mjet për publicitetin e ndonjë politikani, “ deklaron mes të tjerash EmaAndrea në emisionin “Refleksione”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!