Elvi Berisha, pas eksperiencave me Leganes në Spanjë, si dhe te Laçi e Skënderbeu në Superiore, u rikthye te Tirana. Sulmuesi anësor, para ndeshjes me Teutën ka dalë para mediave.
“Po mundohem të përshtatem dita ditës, që të arrij formën më të mirë dhe të jem gjithnjë gati për ekipin.
Kemi bëri një nisje jo shumë të mirë, por loja që kemi bërë ka qenë e mirë. Dhe normal kur bën një lojë shumë të mirë do të marrësh edhe pikët”, tha fillimisht Berisha.
“Teuta? Ne nuk na intereson shumë për ekipet e tjera. Ne mendojmë të marrim tre pikëshin për ekipin tonë dhe të luftojmë deri në fund.
Duhet të punojmë më shumë. Duhet të jemi më të saktë përpara portës, pasi kemi shkuar deri te porta dhe nuk kemi shënuar”, përfundoi Elvi Berisha. /abcnews.al