Polemikat e edicionit të 58 të Festivalit të Këngës duket se nuk janë shuar ende. Humbja e Elvana Gjatës dhe fitorja e Arilena Arës u shoqërua me një sërë akuzash ndaj Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës se kanë ndërhyrë në rezultat.
Mesa duket hatërmbetjet vijojnë akoma dhe kjo gjë është reflektuar në një postim të bërë nga Elvana Gjata. Mes shumë artistëve që e kanë komplimentuar në rrjete sociale, ka qenë dhe Alketa, e cila megjithëse i ka lënë dy komente në postim, s’ka marrë asnjë përgjigje nga Elvana.
“Me yll në ballë”, “Emocion i vërtetë”- i ka shkruar Alketa e cila ka marrë thjesht një “seen”. Kujtojmë që Elvana iu rikthye muzikës pas një pauze me albumin “Çelu”, që u prit shumë mirë nga publiku. E ftuar në Soiree, Elvana tregoi se fillimisht ka patur në plan të sillte një film muzikor. /abcnews.al