Rikthimi i Elvana Gjatës u prit me një sukses të jashtëzakonshëm te publiku shqiptar.
Mbrëmjes e së premtes, ajo publikoi mini albumin e saj, “Çelu” për të cilin kishte bashkëpunuar me dy nga artistët më të mirë të muzikës në Shqipëri, Pirro Çako dhe Darko Dimitrov.
Mini albumi përmban shtatë këngë të reja, të cilat janë më së shumti balada: “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut”.
Mirëpo, në ndryshim nga të tjerat “Vendi im” ishte një duet, të cilin Elvana e ka konsideruar një ëndërr. Ajo ka bashkëpunuar për herë të parë me motrën e saj, Migenën që është soprano e njohur në skenat gjermane.
Pavarësisht se ky duet nuk është publikuar ende në Youtube, Elvana ka zgjedhur një pjesë të tij ta ndajë me fansat në Instagramin e saj.
“Nje enderr te kendoja me më te shtrenjten time @migenagjataofficial. Ne vendin tim e kam gjithcka qe do shpirti im”, ka shkruar Gjata krahas videos.l.k/abcnews.al
View this post on Instagram