Elvana Gjata ka paralajmëruar këngën e saj më të re me titull “EX”. Ajo ka publikuar në Instagram vetëm pak nga kjo këngë, duke zbuluar se do të jetë në bashkëpunim me reperin Bardhyl Idrizi.
Këtë herë, Elvana i këndon “ish-të dashurit” me ritme latine dhe ndër të tjera në këngë thotë “A po të dhemb zemra?”.
“’EX’ Thursday 23:59”, ka shkruar Gjata krahas videos. Ndërkohë, të gjithë janë bërë kuriozë për këngën e plotë, e cila padyshim pritet të jetë një hit./abcnews.al
View this post on Instagram