Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka shprehur trishtim pas ndarjes nga jeta të ikonës së Humorit Koço Devole. Me anë të një postimi në instagram, ajo thotë se është e lumtur që e ka njohur dhe ka punuar krah tij.
“Hidhërimi është kaq i madh. Ikonë e artit shqiptar. Vepra e tij tashmë është një testament arti. E lumtur që të kam njohur dhe krenare që kam punuar krah teje. U prehsh në paqe mjeshtër”, shkruan Elvana Gjata.