Shoqata e Futbollistëve duhet të jetë e pavarur dhe jo e kontrolluar nga lart. Ky është opinioni i menaxherit të futbollit, Elton Marini, i cili flet edhe për garën për trajnerin e Partizanit, pas largimit të Skënder Gegës.
Një hallkë që mungonte, duket se po krijohet.
Liga e Futbollit mund të quhet punë e mbaruar, pra presidentët po bien dakord, por çfarë po bëhet me futbollistët?
Pak ditë më parë, sulmuesi Sebino Plaku pohoi për Abc News, se ka nisur puna për krijimin e Shoqatës së futbollistëve profesionistë, diçka që sipas tij, në Europë, nuk e kanë vetëm Shqipëria dhe Kosova.
Ndër nismëtarët duket se janë Andi Lila apo Tefik Osmani, por në vendin tonë ka pasur edhe një përpjekje të mëparshme, të bërë nga menaxheri i futbollit, Elton Marini.
Marini është dakord që të krijohet më në fund shoqata, por ka një dyshim dhe paralajmërim.
Si agjent futbolli, kanë interes fjalët e Marinit për transferimet, ku tema kryesore për momentin është ajo e trajnerit të ri të Partizanit.
Si e parashikon Marini tendencën e kësaj vere, a do të ketë sërish shkatërrim të skuadrave dhe ndërtim nga e para?/ABC News Albania 24/7