Ditë më parë, Elton John, e ndërpreu koncertin e tij në Zelandë të Re, pasi i humbi zëri.
72-vjeçari, i cili në mes të turneut “Yellow Brick Round’ filloi të qante, nuk ishte në gjendje të vazhdonte më tej për shkak të pneumonisë shkruan Rolling Stone Australia.
Së fundmi, sipas një njoftimi, promovuesit e turneut ‘Chugg Entertainment’ treguan se koncertet e Elton John janë shtyrë për vitin e ardhshëm. “Pavarësisht përpjekjeve të tij për të mos zhgënjyer kurrë fansat, pas konsultimeve me mjekët dhe specialistët është vendosur që shfaqjet e Elton John të shtyhen për në 15 dhe 16 janar të vitit 2021”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë që në koncertin e të hënës, ylli britanik u përcoll me duartrokitje e brohoritje të mëdha nga publiku./abcnews.al