Elozhet për Shqipërinë dhe triumfi, flasin Deschamps dhe Griezmann

schedule00:02 - 18 Nëntor, 2019

schedule 00:02 - 18 Nëntor, 2019

Didier Deschamps dhe Antoine Griezmann folën menjëherë pas fitores 0-2 në Air Albania Stadium përballë Shqipërisë. Trajneri u shpreh shumë i lumtur me atë që të tijtë kanë dhënë në këto ndeshje kualifikuese, ndërsa Griezmann pranoi se gjithçka shkoi në favor të francezëve. Fillimisht, foli Deschamps: “Sot drejtova ndeshjen time të 100-të dhe djemtë nuk më zhgënjyen.

Jam i emocionuar dhe i lumtur për të ardhmen, pasi ky grup lojtarësh premton shumë. Jo vetëm këta që luajtën kundër Shqipërisë, por dhe ata që kanë dhënë kontribout të jashtëzakonshëm në këto kualifikuese. Luajtëm në një stadium të vështirë, tifozët e Shqipërisë ishin të gatshëm për të mbështetur skuadrën e tyre. Por shënuam shpejt dhe kjo gjë na favorizoi.

Giroud tek Interi? Lojtari nuk e meriton të vuajë nga këto thashetheme që po i lexojmë çdo ditë. Ai duhet të fokusohet te loja e tij dhe të bëjë mirë. Nëse është mundësia ideale që të ketë minuta te Interi, ndoshta transferohet në janar, ndoshta jo”.

Ndërsa Griezmann, futbollisti më i mirë i ndeshjes, tha: “Sot luajtëm me një skemë të re, me tre qendërmbrojtës. Kjo gjë na ndihmoi përballë një skuadre që bën mirë presing si Shqipëria. Jam shumë i lumtur për këtë fitore dhe për mënyrën si shkoi ndeshja, nuk mund të shkonte më mirë”, tha ylli i Barcelonës./abcnews.al