Talenti i Arsenalit, Gabriel Martinelli, i është përgjigjur trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp. Trajneri gjerman tha se Martinelli është një talent që vjen një herë në shekull.
Gabriel Martinelli, për Marca, tha: “Jam shumë krenar që një nga trajnerët më të mirë në botë, i ka thënë ato fjalë për mua. Tani duhet të qëndroj me këmbë në tokë, të punoj shumë dhe mundohem të arrij gjëra të mëdha”.
Martinelli iu bashkua Arsenalit gjatë merkatos së verë, për vetëm 6 milion sterlina. Ai pritej që të integrohej me skuadrat e moshave, por ka shkëlqyer në ndeshjet që ka luajtur dhe është shndërruar në titullar fiks për “Topçinjtë”./abcnews.al