Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Elon Musk sugjeroi se ai mund të prezantojë një buton editimi(ndryshimi) në Twitter, për t’i lejuar përdoruesit të ndryshojnë tweet-et që mund të kenë përmbajtje jo të përshtatshme.
Ai në fakt shprehu dëshirën që një gjë e tillë të ekzistonte tashmë. Më pak se një muaj pasi postoi në Twitter se ai priste me padurim të tregonte “potencialin e jashtëzakonshëm” të rrjetit social si pronar i tij i ardhshëm, më 13 maj ai u tha 94 milionë ndjekësve të tij se marrëveshja ishte lënë pezull.
Sipas Musk, atij i duhej kohë për të vërtetuar pretendimin e Twitter se jo më shumë se 5% e përdoruesve të tij janë llogari të rreme që përdoren për spamming. Pa pasur prova për këtë tha ai, marrëveshja do të mbetet pezull.
Drejtori i Përgjithshëm i Twitter, Parag Agrawal, postoi një vlerësim në lidhje me deklaratën e Musk, ndërsa Musk nga ana tjetër iu përgjigj vetëm me një emoji “po”. Është e vështirë të identifikosh llogaritë e rreme. Ata mund të përbëjnë më shumë se 5% të përdoruesve të Twitter.
Por tingëllon si një justifikim për anulimin e blerjes së Twitterit prej 44 miliardë dollarësh, sipas Dan Ives nga Wedbush Securities, një firmë investimi.
Ka sigurisht disa arsye pse Musk mund të ketë marrë këtë vendim. Vlera e aksioneve të teknologjisë ka rënë që nga shpallja e marrëveshjes me Twitter më 25 prill.
Musk ra dakord të paguante 54.20 dollarë për aksion. Këtë javë aksionet e Twitter janë shitur deri në 37 dollarë. Jo vetëm që Musk mund të jetë i frikësuar nga shuma e tepërt, por rrezikon gjithashtu të dëmtojë interesat e tij shumë më të mëdha.
Tesla, kompania e tij e makinave elektrike dhe burimi i pjesës më të madhe të pasurisë së tij, ka humbur 29% të vlerës së saj të tregut – 305 miliardë dollarë që nga plani për blerjen e Twitterit.
Investitorët janë të shqetësuar se rrjeti social mund të shihet si një shpërqendrim për Musk, i cili ka treguar se ai mund të shërbejë si shefi ekzekutiv i përkohshëm. Mund të dëmtojë gjithashtu biznesin e Tesla-s në Kinë, ku Twitter është pezulluar momentalisht.
Bordi i Twitter thotë se synon të zbatojë marrëveshjen për blerjen e Twitterit. Por është në një pozitë të vështirë. Detyrimi i Musk për të përmbushur ofertën e tij do të kalonte në gjykatë që do të zgjaste për disa muaj por pa garanci për sukses.
Për momentin nuk ka asnje blerës. Nëse nuk arrihet marrëveshja, çmimi i aksioneve të Twitter do të bjerë nën 30 dollarë, sipas Ives, i cili beson se Musk shpreson të përdorë këtë levë për të negociuar një çmim më të ulët.
Ndryshe nga postimet e tij në Twitter, miliarderi mund të jetë ende në gjendje të ndryshojë kontratën.
/abcnews.al