Elon Musk nuk dorëzohet në planet e tij. Pas më shumë se shtatë muajsh nga dështimi i tentativës së parë, ai ka rinisur testimin e anijes kozmike “Starship”.
Raketa më e fuqishme e zhvilluar ndonjëherë është larguar nga baza e lëshimit në Teksas për herë të dytë, me një zhurmë masive teksa 33 motorë në përforcuesin Super Heavy e nxisin atë drejt qiellit.
Herën e parë anija shpërtheu pak minuta pas nisjes dhe u rrëzua në Gjirin e Meksikës. Anija “Starship” është ndërtuar nga kompania SpaceX e sipërmarrësit amerikan Elon Musk.
Ajo është e projektuar të ketë pothuajse dyfishin e shtytjes së çdo rakete në histori. Synimi është që SpaceX të niset në drejtim të lindjes, për të përfunduar pothuajse një qark të globit.
Anija kozmike ofron një seksion të integruar të ngarkesës dhe është i aftë të transportojë ekuipazhin dhe ngarkesën në orbitën e Tokës, Hënës, Marsit dhe më gjerë.