Elon Musk mori në drejtim Twitter, Amber Heard bën gjestin e papritur

schedule12:25 - 2 Nëntor, 2022

schedule 12:25 - 2 Nëntor, 2022

Pas blerjes së Twitter nga Elon Musk, Amber Heard është larguar nga platforma e njohur e rrjeteve sociale. Deri më tani nuk dihet nëse ajo vetë ka vendosur të fshijë llogarinë e saj apo nëse vetë Musk është përgjegjës për këtë.

Sigurisht, megjithatë, fakti që fshirja e llogarisë së saj përkoi me blerjen nga Musk, nuk është një rastësi.

Në të kaluarën, aktorja kishte një lidhje romantike me Elon, por nuk zgjati shumë. Madje, gjatë mosmarrëveshjes ligjore me Johnny Depp, të cilën ajo e humbi, dolën në dritë disa detaje rreth marrëdhënies së tyre.

Më konkretisht, DailyMail kishte publikuar një video ku shfaqej Amber Heard duke flirtuar në ashensorin e apartamentit luksoz të Johnny Depp me miliarderin Elon Musk.


Pas publikimit të videos, Johnny Depp pohoi se ish-bashkëshortja e tij dhe biznesmeni i suksesshëm kanë pasur një lidhje vetëm një muaj pas dasmës së tyre, fakt që ai e ka përdorur tashmë në mosmarrëveshjen ligjore mes tyre.

Vlen të theksohet se Amber Heard, menjëherë pas ndarjes nga aktori i njohur, ishte shfaqur në publik në një dalje me Elon Musk./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!