CEO i Tesla, Elon Musk, e ka bërë të qartë përkushtimin e tij për të blerë Twitter. Musk njoftoi më herët se marrëveshja me Twitter është përkohësisht e ngrirë, derisa të marrë më shumë informacion se sa llogari false ka në platformën e rrjeteve sociale.
“Marrëveshja për Twitter është pezulluar përkohësisht, në pritje të detajeve që mbështesin llogaritjen se llogaritë e spam/fake përfaqësojnë në fakt më pak se 5% të përdoruesve” , tha biznesmeni në një postim.
Zyrtarisht, Twitter vlerëson se llogaritë e rreme përfaqësojnë më pak se 5% të përdoruesve të mediave sociale. Njoftimi i Elon Musk megjithatë ngre pikëpyetje nëse kjo përqindje i përgjigjet realitetit dhe kërkon verifikimin e tij. Musk njoftoi muajin e kaluar se kishte në plan të blinte Twitter për 44 miliardë dollarë. /abcnews.al