Elon Musk heq dorë nga shitja e aksioneve të Tesla-s

schedule18:11 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 18:11 - 24 Dhjetor, 2022

Drejtuesi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk ka thënë se nuk do të shesë më nga aksionet e tij në kompani për dy vjet.

Musk, i cili themeloi prodhuesin e automjeteve elektrike, po fliste në një bisedë audio në Twitter Spaces kur tha se ekonomia ka të ngjarë të jetë në një “recesion serioz” vitin e ardhshëm.

Bordi i Tesla-s është i hapur ndaj mundësisë së kthimit të aksioneve, tha ai, por kjo do të varet nga sa i keq është recesioni.

Miliarderi, i cili gjithashtu zotëron Twitter dhe SpaceX, ka thënë më parë se nuk do të shesë më aksione të Tesla-s por vazhdonte të bënte të kundërtën.

Në prill, ai shiti afërsisht 4 miliardë dollarë aksione të Tesla-s dhe më pas tha se “nuk do të kishte shitje të tjera të planifikuara pas sot”, por ai shiti sasi të mëdha aksionesh disa herë që atëherë.

Javën e kaluar, ai bëri të ditur se shiti aksionet e tij me një shumë prej 3.6 miliardë dollarë.

“Më duhej të shes disa aksione për t’u siguruar, për të qen[ i përhatitur ndaj skenarit më të keq,” tha ai.

Aksionet e Tesla-s kanë rënë me pothuajse 70% këtë vit deri më tani, mes shqetësimit të investitorëve se Musk ka pësuar rënie të aksioneve nga ngjarjet në Twitter që kur mori përsipër platformën në tetor.

Pavarësisht kësaj, Musk u shpreh se Twitter është një kompani relativisht e thjeshtë për t’u drejtuar, duke thënë se është “ndoshta 10% e kompleksitetit të Tesla”.

Musk shpenzoi 44 miliardë dollarë për të blerë Twitter, duke u zotuar të përmirësojë platformën duke llogaritë e rreme dhe do të përmirësonte lirinë e fjalës, por nuk ka qenë një udhëtim i lehtë.

Ai ka marrë një sërë vendimesh të diskutueshme politikash dhe shumë reklamues të mëdhenj e kanë braktisur platformën ndërsa shqetësimi rritet për drejtimin e saj, dhe për aftësinë e saj për të paguar interesin për borxhin prej 13 miliardë dollarësh që Musk mori për ta blerë atë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!