Elon Musk dhe një grup ekspertësh të AI dhe drejtues të industrisë po bëjnë thirrje për një pauzë gjashtëmujore në zhvillimin e të gjitha sistemeve më të forta se GPT-4 i sapo lëshuar i OpenAI në një letër të hapur duke përmendur rreziqe të mundshme për shoqërinë dhe njerëzimin.
Letra, e cila u publikua nga Instituti jofitimprurës Future of Life dhe e nënshkruar nga më shumë se 1000 njerëz, përfshirë Elon Musk, bën thirrje për një pauzë në zhvillimin e inteligjencës artificiale të avancuar derisa ato të zhvillohen, zbatohen dhe testohen nga ekspertë të pavarur.
Letra detajon rreziqet e mundshme për shoqërinë dhe kulturën nga sistemet e AI dhe u bën thirrje zhvilluesve të punojnë me politikëbërësit dhe rregullatorët e qeverisjes.
Vihet re se instituti që ka lëshuar letrën, Instituti Future of Life, financohet kryesisht nga fondacioni i Elon Musk.
Shqetësimi po intensifikohet pasi Europol të hënën ngriti shqetësime për inteligjencën artificiale të avancuar si ChatGPT, duke paralajmëruar për abuzimin e mundshëm të sistemit në përpjekjet për phishing, dezinformim dhe krim kibernetik. /abcnews.al