Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elmazi: Dhuna shkakton frikë! Psikologu: Të paktën 60% e fëmijëve janë dhunuar njëherë

schedule09:00 - 17 Nëntor, 2020

schedule 09:00 - 17 Nëntor, 2020

Përfaqësuesja e “World Vision” Elona Elmazi e ftuar në “Abc-ja e mëngjesit, foli për nismën më të fundit të këtij institucioni të quajtur “Labirint” që u jep zgjidhje situatave të ndryshme mes prindërve dhe fëmijëve.

Elmazi theksoi se për këtë projekt është punuar prej një viti dhe perspektiva është gjithëpërfshirëse.

“60% e fëmijëve të paktën janë dhunuar njëherë. Autoriteti mund të vendoset edhe me dashuri, duke i dhënë edhe alternativa. Durimi dhe dashuria janë virtytet e para. “Labirint” është për të rriturit. Por gjithashtu moshat mbi 16-vjeç mund të kenë hyrë brenda për ta përjetuar labirintin. Labirinti të flet ty”, tha Elmazi.

Ndërkohë bisedës në studio iu bashkua psikologu Skerdi Zahaj, i cili theksoi se dhuna seksuale është një fenonem shqetësues dhe se sipas një studimi është bërë e ditur se 15% e komunitetit LGBT  janë abuzuar seksualisht.

“15% e komunitetit LGBT raportojnë abuzim seksual në familje, është një shifër shumë ekstreme, pra edhe dhuna seksuale është në shifra të larta. Dhunohen nga familjarët duke filluar nga babai, vëllai. Këto kanë qenë të dhënat e tyre ku kanë treguar se gjatë gjithë jetës së tyre janë dhunuar”, tha ai.

Gjatë bisedës me gazetarin Enkel Demi, psikologu u shpreh se kryesisht janë familjarët që dhunojnë fëmijët.

“Dhuna shkakton vetëm frikë dhe nuk çon në disiplinim. Dhuna bën që fëmija të marrë inat dhe të bindet nga frika.  Nëse nervat i shkakton tek fëmijët dëmi është shumë i madh. Për fat të keq ne prindërojmë siç na kanë prindëruar, në mënyrë të pakontrollueshme. Shumica  e prindërve e dinë që dhuna nuk është e mirë. Do të ishte më mirë që përmes metodave eksperienciale  të kenë një përjetim që ata mund t’i ndihmojë”, tha ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!