Ellie Goulding tregon se si arriti të luftojë ankthin: Ndihem në paqe me veten!

schedule15:20 - 26 Gusht, 2020

schedule 15:20 - 26 Gusht, 2020

Ellie Goulding ka folur së fundmi për problemet e shëndetit mendor. 33-vjeçarja e cila ka rrëfyer edhe më përpara vështirësitë që ka hasur për shkak të këtyre problemeve, tha se tashmë ndihet në paqe me veten pas viteve që ka luftuar me ankthin.

Artistja deklaroi se fitnesi dhe veçanërisht boksi, e kanë ndihmuar të kapërcejë problemet e saj. Goulding, e cila kohët e fundit publikoi albumin e saj të katërt “Brightest Blue”, tha për Standard:

Kam një ndjesi paqeje në vetvete, por nuk zgjohem çdo mëngjes me vetëbesim. Ne po kalojmë nëpër gjithë këto beteja. Kuptova se nuk ia vlen që të përpiqem vazhdimisht ta zhduk atë (mungesën e vetëbesimit). Unë kam mësuar ta përdor dhe ta lë si pjesë të asaj që jam.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!