Elizabeth Truss: Ne kemi nevojë për një Trump britanik

schedule14:52 - 18 Nëntor, 2024

schedule 14:52 - 18 Nëntor, 2024

Kryeministrja britanike me mandatin më të shkurtër, Elizabeth Truss, tha me rastin e fitores bindëse të republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, se edhe britanikët duan “të njëjtin lloj revolucioni” që Trump do të kryejë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sinqerisht, unë mendoj se ne kemi nevojë për një Trump britanik”. Pyetja është se kush mund të jetë ai individ”, tha Trass ndërsa fliste në Samitin e Liderëve të Hindustan Times në Nju Delhi. Truss, e cila dha dorëheqjen pas 49 ditësh si kryeministre nga shtatori deri në tetor 2022, tha se britanikët donin të shihnin “të njëjtin lloj revolucioni që Trump po bën në Amerikë”, raportuan mediat lokale, megjithëse ajo e përjashtoi veten si një person që mund ta udhëheqë atë lëvizje.

“I kam futur gishtat në zjarr edhe më parë dhe i kam djegur keq, por ky është lloji i qasjes që na duhet tani për të ndryshuar Britaninë”, tha ajo, duke iu referuar lëvizjes së Trumpit “Make America Great Again”.

Truss është një mbështetëse ie zëshme e Trump, duke pretenduar se ai, gjatë mandatit të tij të parë presidencial nga 2016 deri në 2020, udhëhoqi një politikë të brendshme efektive që solli rritje ekonomike. Në fillim të këtij viti, Truss mori pjesë në Konferencën e Veprimit Politik Konservator dhe Konventën Kombëtare Republikane, ku u bëri thirrje republikanëve në SHBA që të luftojnë kundër “shtetit të thellë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!