Elita Rudi po rikthehet në ekran. Moderatorja nga Kosova u tërhoq nga televizioni pasi u bë nënë për herë të dytë në Mars të këtij viti, duke sjellë në jetë vajzën Bota. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale, duke zbuluar dhe televizionin ku do të jetë pjesë.
Ndonëse nuk ka dhënë detaje për projektin e saj të ri, Elita shkruan se në fillim të 2022-it do ta shikojmë në ekran. “Pas një pauze të gjatë po kthehem në botën e televizionit. Kam punuar gjatë për rikthimin tim në ekran, e tani ka ardhur koha t’ju njoftoj se në fillim të vitit 2022, do të shihemi bashkë përmes ekranit televiziv, për të cilin më ka marrë shumë malli.
Detajet e projektit tim të ri do t’i zbulojmë bashkë hap pas hapi, e sot dua t’ju njoftoj se rikthimin tim do ta bëj në televizionin @klankosovaofficial . Kaq për momentin dhe faleminderit që keni pritur për këtë moment bashkë me mua💞. Stay tuned.“, ka shkruar moderatorja. /abcnews.al