Elita Rudi dhe Gjiko janë një ndër çiftet më të dashur të ekranit. Dyshja festojnë sot 3 vjetorin e martesës. Moderatorja ndau në Instagram dy foto, një të shkrepur kohët e fundit dhe një tjetër nga dita e dasmës duke uruar këtë përvjetor.
“Nuk ka dhuratë më të madhe se me jetu jetën me personin që e don. Urime përvjetorin e martesës dashuri!”, ka shkruar Elita. Moderatorja dhe reperi kanë dhe dy fëmijë. Vajza e tyre, Bota erdhi në jetë në mars të këtij viti, duke e bërë Zërin një vëlla të madh.