Elita dhe Gjiko nisin pushimet, zbulojnë destinacionin e kësaj vere

schedule15:34 - 28 Qershor, 2021

schedule 15:34 - 28 Qershor, 2021

Çifti i njohur i showbizzit shqiptar, Elita Rudi dhe Gjiko kanë nisur pushimet. Ata janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku kanë ndarë shumë momente pranë njëri-tjetrit, ku vihet re që po argëtohen pa masë.

Krahas, postimeve të shumta moderatorja e njohur ka treguar edhe vendodhjen, pra ku ata kanë vendosur t’i kalojnë pushimet këtë verë.

Në storien e saj në Instagram ka postuar fotografi teksa ka zbuluar se bashkë me familjen janë në Stamboll të Turqisë.

Për sa i përket muzikës, Gjiko pak para se të nisej për pushime ka lancuar projektin muzikor me Ermal Fejzullahun, i cili u pëlqye nga publiku duke arritur një milion shikime vetëm për një ditë./abcnews.al