Elisabeta Imeraj në KPA, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës kërkon rikonfirmimin në detyrë

schedule15:31 - 30 Mars, 2022

schedule 15:31 - 30 Mars, 2022

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj do të dalë sot para trupës gjykuese të Komisionit të Posaçëm të Apelimit. Më herët, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi atë në detyrë duke e nxjerrë të pastër nga vettingu u ankimua nga Komisioneri Publik.

Në seancën e sotme pritet që Imeraj të parashtrojë mbrojtjen e saj. Elisabeta Imeraj ka kërkuar që të mbrohet nga një avokat i huaj nga Strasburgu, gjë që është pranuar nga trupa gjykuese e KPA.

Komisioneri Publik në argumentet e tij ka nënvizuar se për aftësitë profesionale në 3 raste që janë verifikuar ka rezultuar se nuk janë kryer hetimet e plota tek procedimet penale të ndjekura nga Imeraj si prokurore e Krimeve të Rënda.

Komisioneri Publik ka theksur po ashtu se sipas ONM divorci i Imerajt me bashkëshortin është fiktiv. Gjithashtu janë vërejtyur probleme me pronën e prokurores. Sipas tij OMN Imeraj s’ka nivel të besueshëm për të vazhduar detyrën ndaj duhet të shkarkohet.

Nga ana tjetër, në një qarim të gjatë prokurorja Imeraj ka deklaruar se Komisioneri Publik pretendon për prova që nuk janë përfshirë në fashikull. Sipas saj ka disa prova që s’janë gjykuar më herët dhe nuk janë në dosje.

“Një nga provat për shembull është denoncimi i rremë i Rrahim Shehut ndaj meje. Si pretendon komisioneri publik të behën pjese e gjykimit”, pyeti Imeraj.

Imeraj konstaton sipas ssj konfliktin e interesit të një prej anëtarëve të trupës gjykuese.

“Sikurse rezulton për një periudhë më tepër sesa 1-vjeçare, hetimi i çështjes time të rivlerësimit, është drejtuar dhe relatuar nga Komisionerja Genta Bungo, e cila mbi kërkesën time fillimisht për ri-shikimin e pozitës së saj, e më pas mbi kërkesën për përjashtim, është përjashtuar nga një trupë tjetër pjesë e Kpk-së.

Pa dashur të detajoj elementë të hetimit të drejtuar prej saj. më rezulton se, mbi të njëjtat akte që kjo komisionere ka relatuar dhe mbyllur hetimin me një kriter, pas largimit të saj është relatuar dhe zhvilluar hetimi për të tre kriteret e rivlerësimit.

Ekzistenca qoftë edhe në dukje e pasjes së konfliktit të interesit të një anëtari trupe, për më tepër kur ky i fundit është relator, (dhe për specifikat që ka ky proces është personi hetues dhe vlerësues i rrethanave), bën që çdo vendimmarrje sikurse ishin rezultatet e hetimit në këtë rast, të jenë të afektuara nga ky ndikim i parregullt. Çdo lloj juridiksioni (civil, penal, administrativ), aktin e prodhuar në kushtet e konfliktit te interesit, e konsideron si absolutisht te pavlefshëm. I vetmi që bën përjashtim eshte Komisoneri Publik i cili nuk sillet si mbrojtes i interesit Publik, por luan rolin akuzator.

Një rrethanë që vëzhguesi ndërkombëtar, e ngre mbi etikën time, lidhet me shkakun se,  një ndër arsyet e divorcit që unë kam paraqitur se, ish b/shorti nuk më kishte treguar për pasjen e një konflikti verbal dhe fizik me ish-relatoren, përbën cënim etike, pasi unë duhet të isha më përpara në dijeni të kësaj rrethane.  Për këtë VN ka paraqitur Gjetje gjatë shqyrtimit në KPK, dhe e ka rekomanduar këtë edhe për ankim në KPA”, thuhet në sqarimi e prokurores.

Imeraj jep më tej sqarime edhe lidhur me pasurinë e saj: “Siç e kam shpjeguar dhe siç rezulton nga tq gjitha aktet qe ndodhen ne dosje apo dhe ne provat qe kerkoj te administrohen prej Jush, nuk kam patur dhe as nuk kam asnjq lloj pasurie as me cilesine e pronarit apo te bashkepronarit. Ju do konstatoni personalisht sesi me dashakeqesi ose pakujdesi nje kartele pasurie e fallsifikuar eshte administruar ne dosje, madje ka shërbyer si shkak ku Komisioneri Publik mbeshtet Apelimin e tij per kriterin e pasurise. Por kur behet fjale per rrethana konkrete, duhet tu referohemi fakteve dhe akteve konkrete, pasi ketu nuk mundet kurrsesi te ecim me perceptime.

Sidoqoftë, kartela e pasurise e falsifikuar si e lëshuar ne emrin tim me date 20.08.2013, tashme eshte objekt hetimi, pas kallezimit te depozituar nga ana ime ne organet kompetente”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!