Elisa Spiropali takon Yuri Kim, çfarë u diskutua

schedule20:34 - 22 Tetor, 2021

schedule 20:34 - 22 Tetor, 2021

Minsitrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali është takuar ditën e sotme me ambasadoren e SHBA në Shqipëri Yuri Kim. Ajo ka ndarë foto në rrjetet sociale ku shkruan se Shqipëria është përzgjedhur për të marrë pjesë në  “Samitin për Demokraci”, iniciativë e Presidentit Biden.

“Prita sot në zyrë Ambasadoren Amerikane Yuri Kim, Drejtorin për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Z. Benjamin A. Rockwell, dhe Shefen e USAID, Zj.Mischere Kawas.

Shqipëria është përzgjedhur të marrë pjesë në “Samitin për Demokraci”, iniciativë e Presidentit Biden që bën bashkë udhëheqës botërorë dhe aktorë të tjerë nga vende demokratike, si një mundësi për të ndarë përvoja dhe thelluar bashkëpunimin në mbrojtjen dhe avancimin e demokracisë kudo në botë.

Filluam punën për të koordinuar agjendën e përbashkët të samitit si një mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë për të punuar edhe më ngushtë me partnerët tanë”, shkruan Spiropali. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!