Elis Bakaj sërish gol në Bjellorusi

schedule22:59 - 2 Shtator, 2018

schedule 22:59 - 2 Shtator, 2018

Elis Bakaj vazhdon të paraqitet shumë mirë në Bjellorusi. Lojtari ofensiv shqiptar realizoi një tjetër gol në kampionat, duke qenë një nga më të mirët.

Quhet Shahtjor Soligors, dhe është klubi i zotëruar nga Maradona.

Ndër lojtarët më të mirë të skuadrës së Bjellorusë, prej muajsh rreshtohet një shqiptar, Elis Bakaj.

Ish-ylli i Tiranës, Partizanit, Dinamos apo Kukësit, shënoi sërish në Premier Ligën bjelloruse, ndërsa Shahtjori arriti një tjetër fitore.

Suksesi ishte 3-2 në fushën e Torpedos së Minskut, pra në kryeqytet, diçka që e ngjiti skuadrën e “minatorëve” në vendin e tretë në kampionat, me 40 pikë, vetëm 1 pikë prapa Vitebskut të vendit të dytë.

Aventura bjelloruse e Bakajt po kalon më së miri.

Lojtari ofensiv ka shënuar 4 gola në 16 ndeshje të luajtura në Premier Ligë, por ka shkëlqyer sidomos me pasimet për gol.

Me 7 asiste, ai është lojtari i dytë më i mirë i kampionatit pas Igor Staseviçit të BATE-s së Borisovit.

Bakaj ka shkëlqyer edhe në kontinent, duke shënuar 3 gola në Ligën e Europës, dy ndaj ekipit nga Uellsi, Konah’s Kuei Nomads, dhe një ndaj polakëve të Lehut të Poznanit./abcnews.al