Elis Bakaj në merkato, njofton largimin nga Soligorsk

schedule20:38 - 1 Dhjetor, 2019

schedule 20:38 - 1 Dhjetor, 2019

Elis Bakaj nuk do të jetë më pjesë e Shakhtyor Soligorsk. Sulmuesi shqiptar kaloi dy vite shumë të sukseshme tek ekipi bjellorus, por aventura e tij, është ndërprerë këtu. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Elis Bakaj, i cili në faqen e tij zyrtare në Instagram, shkroi: “Faleminderit Soligorsk për këto dy vite të mrekullueshme në jetën time.

Më dhatë mundësinë që të tregoj futbollin tim më të mirë. Dua të falënderoj shokët e skuadrës, tifozët, trajnerët dhe të gjithë njerëzit në Soligorsk. Lamtumirë! Faleminderit!”

Bakaj shënoi 27 gola në të gjitha kompeticionet me fanellën e Shakhtyor Soligorsk. Në janar, sulmuesi 32 vjeccar pritet të gjejë një skuadër të re dhe ndoshta do të jetë pro një rikthimi në Superiore, aty ku për herë të fundit mbrojti ngjyrat e Kukësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!