Një qen i policisë italiane i quajtur ‘Elio’ duket se “ i ka prishur punë” një personi i cili po udhëtonte me dy valixhe të mbushura plot me para.
Elio pengoi kontrabandën e parave duke nuhatur mbi 1,075,600 euro të fshehura në dy valixhe ndërsa ishte në patrullë në një stacion autobusi afër Firences.
Autoritetet thanë se pronari i çantave ishte një shtetas kinez me banim në Itali dhe ndaj tij është nisur një hetim zyrtar.
View this post on Instagram
/abcnews.al