Elio Hysko: Besoj se do jem në parlamentin e ardhshëm, pavarësisht numrit do angazhohem njësoj

schedule13:36 - 2 Prill, 2021

schedule 13:36 - 2 Prill, 2021

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste Elio Hysko deklaroi në ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi se ka besim se do të votëbesohet nga qytetarët për një tjetër mandat në parlament. Ai u shpreh se pozicioni është thjesht një numër, dhe ajo që ka rëndësi është fitorja e socialistëve më 25 Prill.

Hysko deklaroi se ka mbi 10 vite që angazhohet me Partinë Socialiste dhe kjo i ka dhënë eksperiencën e duhur. Ai theksoi se nuk beson vetëm te vota e të rinjve, por ka shumë grupmosha të tjera që besojnë se të rinjtë mund ta çojnë përpara vendin.

“Është thjeshtë një numër. Kudo ku të isha do angazhohesha njësoj. E rëndësishme është fitorja e PS në mënyrë që të vazhdojmë përpara me punët që kemi nisur qoftë në mandatin e parë apo të dytë. Modeli i ri na jep mundësin që përveç platformës, secili prej nesh të përfaqësojë edhe kauza.

Mendoj që gjëja më e mirë është se kushdo që merr përsipër të kandidojë do të marrë mbi 10 mijë vota. Besoj se do jem në parlamentin e ardhshëm. Kam mbi 10 vite që jam në PS. Kam një ekip shumë të mirë. Dy vite si deputet më kanë dhënë eksperiencë dhe kontakte..

PS është një parti që të rinjtë i ka përfaqësua përmes politikave të saj. Nuk besoj jo vetëm te vota e të rinjve. Ka shumë njerëz që mbështesin të rinjtë se ata mund të çojnë përpara vendin”, u shpreh Hysko./mv.abcnews.al