Sulmuesi i Dinamo Zagreb, Mislav Orsic, është padyshim një nga emrat më të lakuar në ditët e fundit. 28-vjeçari eliminoi i vetëm Tottenham nga Europa League, falë tre golave që realizoi të enjten. Paraqitja e tij ra në sy dhe tashmë lojtari e sheh veten nën radarin e shumë klubeve të mëdha. Agjenti i Orsic, Branko Husica, në një intervistë për “Calciomercato.it”, pranon interesimin e madh për klientin e tij si dhe i shkel syrin klubeve të Serie A.
“Mislav ka qenë golashënuesi më i mirë i ekipit në të gjjitha kompeticionet për sezone radhazi, edhe pse është një lojtar krahu. Hat-trick ndaj Tottenham ishte i pabesueshëm e normalisht ai është shumë i lumtur. Duhet të kujtojmë dhe hat-trickun e sezonit të kaluar në debutimin e tij në Champions League kundër Atalantës”, deklaron agjenti.
“Aventura te Spezia? Padyshim që e ka ndihmuar klientin tim, edhe pse meritonte të luante më shumë. Në atë kohë ai ishte i ri, nuk dinte italisht dhe duhej të mësonte për anën taktike të lojës së tyre. Këto ishin justifikimet që na u dhanë kur u larguam. Për sa i përket të ardhmes unë jam në kontakt me disa klube italiane dhe nuk do t’i thonim jo një kthimi në Serie A”, përfundon Hucika. /abcnews.al