Eliminoi “boss-in” shqiptar të drogës në Londër, dënohet 24-vjeçari

schedule20:46 - 18 Shkurt, 2022

schedule 20:46 - 18 Shkurt, 2022

Një “killer” suedez që vrau një baba të dy fëmijëve në sy të familjes së tij është dënuar me burgim të përjetshëm.

Flamur Beqiri, 36 vjeç, u qëllua për vdekje në sy të gruas së tij që bërtiste, teksa ajo mbronte djalin e tyre dyvjeçar.

Vrasja ndodhi në pragun e shtëpisë së tij luksoze 1.7 milionë paund në Battersea, në jug-perëndim të Londrës, në prag të Krishtlindjeve në 2019.
Anis Hemissi, 24 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm me një afat minimal prej 35 vjetësh në Gjykatën e Kurorës Southuark.

Beqiri, vëllai i yllit të Real Houseuives Of Cheshire, Misse Beqiri, ishte kryetar i një bande ndërkombëtare të drogës dhe ishte në shënjestër si pjesë e një grindjeje me një grup rival të krimit të organizuar.

Beqiri, i cili kishte kombësi të përbashkët suedeze dhe shqiptare, pretendonte se ishte në biznesin e muzikës, por ishte përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës që nga viti 2007.

Hemissi u punësua si një vrasës për të fluturuar në Londër dhe për të kryer vrasjen, e cila ishte planifikuar për deri në gjashtë muaj.
Kikboksieri profesionist hipi në një biçikletë për femra, veshi një maskë lateksi dhe u maskua si një grumbullues mbeturinash për të kryer eliminimin. Më pas, ai qëlloi tetë herë Beqirin nga prapa. Hemisi u shpall fajtor për vrasje dhe armëmbajtje./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!