Eliminoi “Boss-in” shqiptar në Londër në sy të fëmijës dhe gruas, shpallet fajtor 24-vjeçari

schedule20:35 - 12 Shkurt, 2022

schedule 20:35 - 12 Shkurt, 2022

Një suedez i arrestuar është shpallur fajtor nga Gjykata e Southwark Crown, për vrasjen e shqiptarit Flamur Beqiri.

Anis Fouad Hemissi, tani 24 vjeç, vrau Flamur Beqirin në një pritë të mirë organizuar si pjesë e përshkallëzimit të dhunës midis dy rrjeteve kriminale rivale.

Hemissi, një shtetas suedez-tunizian, ishte pjesë e një ekipi prej katër vrasësish të dërguar nga Suedia për të vrarë 36-vjeçarin, babanë e dy fëmijëve në prag të Krishtlindjeve në 2019.
Flamur Beqiri i cili mbante edhe emrin Aleks u qëllua me armë zjarri në pragun e shtëpisë së tij në sy të gruas dhe fëmijës së mitur.

Shtetasi suedez Estevan Pino-Munizaga, 35 vjeç, u lirua nga akuza për vrasje, por u shpall fajtor për një akuzë alternative për “vrasje nga pakujdesia.”

Tobias Andersson, 32 vjeç dhe Bauer Karaer, 23 vjeç, gjithashtu nga Suedia, u liruan nga të dyja akuzat.

Kushëriri i Karaerit, Ahmet Karaer, i dyshuar se ka ndihmuar në financimin, planifikimin dhe organizimin e vrasjes, kërkohet nga policia, pasi u deportua nga Egjipti, ku u arrestua për kontrabandë droge.

Beqiri, i cili ishte vëllai i ish-yllit të Real Houseuives of Cheshire, Misse Beqiri, po kthehej në shtëpi dorë për dore me gruan e tij Debora Krasniqi dhe djalin e tyre dy vjeçar kur u vra.
Prokurorja e lartë e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës, Louise Attrill, tha se vrasja ishte pjesë e një “një rivaliteti kokë më kokë midis dy grupeve shumë të rëndësishme të krimit të organizuar”./abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!