Emocionet në Dance Reality Show “T’ka mami yll” kanë filluar që në nisje të spektaklit.
Një sfidë mes Tadeas, Sindi dhe Aronit që nga java e shkuar ka përfunduar me një eliminim. Juria ka përzgjedhur që garën ta ndërpres Aroni, duke bërë që dy vajzat të vazhdojnë më tej. Ka qenë profesor Albi Nako, që ka njoftuar këtë vendim përfundimtar, duke i dhënë një shans tjetër Tadeas dhe Sindit.
Nga ana tjetër, mamaja e Aronit i ka befasuar të gjithë me sjelljen e saj me shumë elegancë dhe edukatë. Ajo është shprehur shumë e lumtur që arritën deri këtu, pasi për një fëmijë 10-vjeçar është një mundësi shumë e madhe.
Mamaja e Aronit ka thënë që ky është vetëm fillimi dhe sfida të tjera e presin në jetë. Sakaq, ka falenderuar jurinë për ndihmën që i kanë ofruar të birit, pa lënë pas moderatoren Ilda Bejleri. Sjellja e saj është përgëzuar edhe nga Albi, i cili e ka komplimentuar. /abcnews.al/