Eliminohet konkurrenti i dytë nga “T’ka mami yll”, Erjona Rusi zbulon pengun e fëmijërisë

schedule23:33 - 23 Tetor, 2021

schedule 23:33 - 23 Tetor, 2021

Ka përfunduar mbrëmja e sotme në Dance Reality Show “T’ka mami yll”. I eliminuari i dytë është Kristi, i cili nuk ka arritur të fitojë dot përballë Jonianës.

Mirëpo, pavarësisht eliminimit, mamaja e tij u shpreh se i biri nuk do të heq dorë nga baleti. Kjo deklaratë mori përgëzime edhe anëtarja e jurisë, Erjona Rusi e cila ndau një nga pengjet e saj që i ka mbetur nga fëmijëria dhe që nuk mundi dot ta realizonte.

“Kur isha e vogël, doja shumë që t’i bija pianos, por një komshia ime që është edhe këngëtare e famshme. Më tha që nuk ke vesh për muzikë dhe unë hoqa dorë, prindërit e mi hoqën dorë. Sot mbase nuk do isha shumë e famshme në piano, por të paktën do bëja atë që unë doja të bëja. Kështu që ti do të kërcesh, unë e shoh që ti do shumë të kërcesh. E dashuron kur ngjitesh në skenë, kështu që vazhdo bëje, nuk ka rëndësi i fundit, i pari, i shtati, i teti. Mos hiq dorë të lutem”, u shpreh Erjona. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!