Eliminohet konkurenti i parë nga “T’ka mami yll”, Albi Nako: Mua më përjashtuan 4 herë nga shkolla

schedule23:37 - 16 Tetor, 2021

schedule 23:37 - 16 Tetor, 2021

Ka përfunduar mbrëmja e sotme në Dance Reality Show “T’ka mami yll”. E eliminuara e parë është Orkidea, e cila nuk ka arritur të fitojë dot përballë Kristit.

Ajo është përlotur dhe në fund mamaja e saj, ka thënë se me shumë mundësi vajza do e mbyllën e baletit këtu.

Kjo ka bërë që kryetari i jurisë Albi Nako, të ndajë edhe një moment të rëndësishëm nga jeta e tij, ku e kanë përjashtuar katër herë nga shkolla.

“Mua më kanë përjashtuar nga shkolla katër herë dhe tetë herë nuk kam hyrë në shkollë. Po ja po ta them këtu, katër herë i ngelur në klasë. Jo për arsye profesionale, edhe dy herë s’më kanë futur në shkollë dhe ja ku jam sot. Kështu që mos u tërhqni kurrë, asnjëherë në jetë, sidomos kur jeni afër suksesit. Ai është dështimi më i madh”, tha Albi.l.k/abcnews.al