Eliminohet dhe Shqipëria U17, sot mori pikën e parë ndaj Gjeorgjisë

schedule18:02 - 19 Nëntor, 2019

schedule 18:02 - 19 Nëntor, 2019

Pas eliminimit të Shqipërisë U19, janë eliminuar dhe 17-vjeçarët kuqezi. Sot, Shqipëria U17 luajti përballë Gjeorgjisë, duke arritur të merrnin vetëm një pikë pas barazimit pa gola 0-0. Kuqezinjtë tanë morën pikën e parë në grupin e tetë të kualifikuesve për Euro U17.

Ukraina i mbylli këto kualifikuese si kokë grupi, me 7 pikë pas tre sfidave. Në vend të dytë, u rendit Portugalia me pesë pikë, ndërsa Gjeorgjia mbajti pozitën e tretë në kuotën e dy pikëve. Shqipëria mbyll këtë grup, me vetëm një pikë pas tre sfidave./abcnews.al

Euro U17, kualifikuese

Shqipëri – Gjeorgji  0-0

Shqipëria: Simoni, Papa (Bytyqi 79′), Mitaj, Preka, Mehmeti, Gjuzi (Fejzulla 45′), Mata (Sula 61′), Kasemi, Asallari (Tora 61′), Janaqi, Derbishi (Miftiu 46′)

Gjeorgjia: Kharshiladze, Zoiashvilli, Avaliani, Khadegjiani, Ubilava, Gagnidze, Mamageshvilli, Abuashvilli, Chkehtiani, G.  Mamageshvilli, Gshviani

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!