Matthijs De Ligt u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 55-të në ndeshjen Holandë-Çeki. Sfida e raundit të 1/8-ve në Euro 2020 nuk ishte zhbllokuar akoma dhe çekët shënuan dy gola e u kualifikuan në çerekfinale, aty ku do të kenë përballë Danimarkën.
Mbrojtësi i Juventusit ndihet shumë keq, kërkon falje që e la skuadrën me dhjetë lojtarë dhe merr përsipër përgjegjësit e eliminimit të Holandës.
“Sigurisht që më dhemb eliminimi, pasi humbëm për shkak të asaj që bëra unë. Nuk duhet të kisha vepruar në atë mënyrë. Edhe pse kishim krijuar pak raste, e kishim ndeshjen nën kontroll.
Më pas erdhi kartoni im i kuq, që bëri diferencën dhe kushtëzoi ndeshjen“, deklaroi i trishtuar 21-vjeçari i Juventusit. /abcnews.al