Eliminime mafioze mes rivalëve, lushnjarët po zgjohen me kujtimet e vitit të mbrapshtë

schedule09:36 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 09:36 - 14 Dhjetor, 2019

Enver Boriçi është viktima e fundit e atentateve mafioze që kanë shoqëruar Lushnjen gjatë viteve të fundit.

Më parë ishte ekzekutuar Besmir Hida, ndërkohë që në një atentat të ngjashëm ishin eleminuar dhe nipi i tij Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Vrasja e Latifit dhe Hoxhës ndodhi vetëm pak metra larg rajonit të policisë së qytetit në një zonë të populluar dhe orar kur rrugët janë plot me njerëz, raporton abcnews.al.

Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, te ekzekutuar dy vite me pare ne Lushnje

Për ngjarjen e rëndë që u quajt edhe si masakra e Lushnjes, policia shpalli në kërkim dy persona, pikërisht Orges Bilbilin dhe Laert Haxhiun, dy personazhe të njohur të nëntokës në këtë qytet.

Këta të fundit kanë qenë akuzuar edhe më parë për krime të tjere, por policia nuk ka arritur asnjëherë t’i kapë.

Vrasja e Besmir Hides, pak muaj me pare ne lokalin e tij ne Lushnje

Ndërkohë Boriçi, njëlloj si Hida u vra sot në lokal teksa ishte duke pirë kafenë e mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar, ngjarje kjo që tronditi sërish qytetin e Lushnjes.

Ngjarja e sotme dyshohet se lidhet me hakmarrjet mes grupeve rivale në qytetin e Lushnjes dhe rikthimin në aktivitet të plotë të njërës prej bandave më të njohura të qytetin, ndërkohë që drejtuesit janë në burg.

Enver Borici, i ekzekutuar sot

Megjithatë, policia nuk ka ende një version për ngjarjen, ndërsa autorët akoma nuk janë identifikuar. /abcnews.al