Elhaida Dani këtë të mërkurë ishte e pranishme në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi në një intervistë ekskluzive pas lancimit të albumit të saj “ZanIN”. Komentet në youtube kanë qenë mjaft të mira dhe teksa po i shihnin të dy me Ermalin u ndje entuziaste, madje mesa duket I i kanë ndezur edhe dëshirën për Eurovizionin.
“Është një ndër komentet që marr çdo ditë në mënyrë absurde sepse njerëzit, sidomos fansat e mi shqiptar duan shumë që të rikthehem në Eurovizion. Nuk e di fare, po ta them sinqerisht, a dua ta bëj apo s’dua ta bëj, unë di që dua të këndoj muzikën time, të ngjitem në skenë dhe të performoj atë që unë ndjej më tepër; nëse është në skenë shqiptare, italiane, angleze nuk ka rëndësi, rëndësi ka që muzika t’më çoj kudo”.
Por a është momenti që ajo e mendon seriozisht? “Për ta menduar? Po pse jo? Por nuk mund të them për momentin asgjë tjetër”, u shpreh këngëtarja. Gjatë bisedës u ndalën edhe tek komenti që kantautori Elton Deda kishte bërë në postimin e Aurela Gaçes për të.
Elhaida në lidhje me komentin tha se: “Çdo njeri ka opinionin e tij, shijet e veta personale. Nuk mund të gjykoj absolutisht, por do preferoja që t’i dëgjonte para se t’i gjykonte ose të jepte një mendim”.
Gjatë rubrikës “A je betu” Ermali e pyet nëse ishte betuar të mos qaj për një mashkull dhe se martesa mund të vij pas të 30-ave, jo pohoi se është betuar. /abcnews.al