Donald dhe Romeo Veshaj festojnë sot ditëlindjen. Ata mbushin 27 vjeç dhe në këtë ditë speciale, kanë marrë një urim special nga miku dhe bashkëpunëtori i tyre, Elgit Doda. Pas mesnate, kantautori i njohur ka publikuar një fotografi me vëllezërit Veshaj, shkëputur nga emisioni i tyre.
“Kështu do të qeshim dhe kur të jemi 80-vjeç. Gëzuar ditëlindjen djemtë e mi”, ka shkruar Elgiti krahas fotos. Kujtojmë që Elgiti dhe vëllezërit binjakë kanë sjellë dhe këngë së bashku. Në muajin Prill, ata sollën këngën “Picasso”, disa muaj pasi Donaldi doli nga shtëpia e BB VIP.
/abcnews.al