Elez Biberaj e mbyll karrierën/ Gazetari i “Zëri i Amerikës”, në pension pas mbi 4 dekada

schedule18:51 - 30 Dhjetor, 2023

schedule 18:51 - 30 Dhjetor, 2023

Drejtori i sektorit të Euroazisë të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, doli në pension, duke i dhënë fund karrierës 43 vjeçare të tij në gazetari.

Ai ka qenë për më shumë se katër dekada, në role të ndryshme në kanalin televiziv. Biberaj  e nisi karrierën e tij si gazetar radioje tek Zëri i Amerikës në shërbimin shqip, gjatë viteve 1980-1982.

Më pas ai u angazhua si Redaktor i Lartë, i specializuar në Çështjet Sovjetike dhe të Evropës Lindore në zyrën e shtypit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Informacionin.

Nga viti 1986 deri më 2004, Biberaj drejtoi shërbimin shqip të Zërit të Amerikës.

Nga 2005 e deri tani është drejtor i Drejtorisë së Euroazisë.

Për 6 muaj, nga qershori deri në dhjetor të vitit 2020, në një prej momenteve më sfiduese për Zërin e Amerikës, ai shërbeu si drejtor në detyrë i Zërit të Amerikës.

Karriera e tij e shtrihet gjatë gjashtë administratave amerikane. Ai ka qenë dëshmitar i disa prej ngjarjeve më kryesore, që nga Lufta e Ftohtë, tek rënia e komunizmit, lindja e demokracisë në ish vendet e Bashkimit Sovjetik dhe Evropës Lindore, luftërat e Ballkanit, pavarësia e Kosovës, integrimi e Evropës Lindore në institucionet Euro-Atlantike, kalimin e Rusisë drejt një regjimi autoritar dhe së fundmi sulmi i Moskës kundër Ukrainës dhe lufta Izrael-Hamas në Gazë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!