Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Eleminohet nga Champions, Barça do luaj në Europa League pas 17 vitesh

schedule09:38 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 09:38 - 9 Dhjetor, 2021

Barcelona nuk arriti dot të vazhdonte rrugëtimin e saj në Champions League, pasi u eleminua që në fazën e grupeve.

Katalanasit luajtën mbrëm në Champions League një nga ndeshjet më të rëndësishme të tyre përball Bayern Munich, por skuadra e udhëhequr nga Xavi Hernandez nuk arriti të bënte asgjë përballë forcës së skuadrës gjermane, e cila fitoi me rezultatin e pastër 3-0.

Barcelona devijoi kështu nga rruga për të fituar një nga trofetë më të rëndësishëm për klube siç është Liga e Kampionëve, por blaugranat do të marrin pjesë në Europa League.



Pas 17 vitesh Barça do të luajë në Europa League, që kur Kupa UEFA ndryshoi emër që u quajt Europa League në sezonin 2003-2004.

Një zhgënjim total kjo për gjithë katalanasit, të cilët në sezonin e parë pa lojtarin kryesorë të tyre, Lionel Messin, që aktualisht është te PSG, ata nuk kanë mundur të kalojnë fazën e grupeve në Champions League.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!