Elektroda në tru kundër depresionit, mbi 20 vite studime sjellin rezultatet e para

schedule12:48 - 26 Shkurt, 2024

schedule 12:48 - 26 Shkurt, 2024

Më shumë se 21 milionë qytetarë mbi 18 vjeç vuajnë nga depresioni apo kanë pasur një  simptomë të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E thënë ndryshe më shumë se 8.3% e amerikanëve janë prekur nga ky problem i shëndetit mendor.

E tillë është edhe historia e Emily Hollenbeck e cila ka jetuar shumicën e jetës së saj në depression të thellë pasi u rrit në varfëri dhe here pas here ishte e pastrehë.

Momenti më kritik në luftën me depresionin për të ishte viti 2009 kur i ati kreu vetëvrasje. Emily Hollenbeck kishte arritur të fitonte një doktoraturë në psikologji edhe pse kishte humbur nënën në vitin e fundit të shkollës së mesme.

Ajo thotë se asnjë gëzim në jetë nuk ka arriut ta largojë nga depresioni që e quan një “grop thithëse” deri sa ajo ishte gati që të provonte diçka ekstreme, implantimin e elektrodave në trurin e saj si pjesë e një terapie eksperimentale.

Studiuesit thonë se ky trajtim mund të ndihmojë përfundimisht 3 milionë amerikanë me depression që tia dalin mbanë të jetojnë një jetë të lumtur. Vendosja e elektrodave në tru bëhet me synimin për tiu dhënë pacientëve impulse elektrike të synuara, njësoj si një stimulus kardiak për trurin.

Kërkimet e kryera deri më tani janë premtuese ndonëse disa shkencëtarë kanë ngritur shqetësimin e tyre.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë dakord që të shohë në mënyrë të përshpejtuar kërkesën e Abbott Laboratories për të përdorur elektrodat e saj për trajtimin e depresionit të vazhdueshëm.

Mjekët që kryen ndërhyrjen për vendosjen e elektrodave në trurin Emily Hollenbeck thonë se këto elektroda rregullojnë sjelljen emocionale dhe ndihmojnë në përballimin e ndjenjave të trishtimit.

Elektrodat lidhen me një pajisje të vendosur nën lëkurë dhe neuronet komunikojnë duke përdorur sinjalet elektrike dhe ato kimike. Studimi për vendosjen e elektrodave në trurin e njeriut për të përmirësuar gjendjen emocionale dhe për të luftuar depresionin kanë nisur dy dekada më parë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!