Elektricisti që bën art me tela, Theofan Grovalli krijon imazhe me drita

schedule21:24 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 21:24 - 24 Dhjetor, 2022

Nga Valbona Davidhi

 

Del çdo mbrëmje rrugëve të Fierit jo për të shëtitur por për të kontrolluar këtë rrjet masiv me drita dhe tela dekorativë.

Theofan Grovalli 61 vjeç është ekektricist me profesion por për te ky zanat është më tepër se bashkim telash.

“Kur drita hyn në sy hyn edhe ne shpirt. Ndaj unë dua t’i kënaq . Sivjet kam bërë shtuar edhe dekorin mbi ure. Përdora materiale që kishin dale jashtë funksionit dhe krijova yjet.”

Elektricisti i shkollës së vjetër për më shumë se tre dekada me pinca në dore, është njeriu që qëndron pas dekorit të bashkisë së Fierit me modele origjinale

Pasion që e ka lidhur me elektricitetin që në moshë të re.

Është një punë që nuk ja beson tjetërkujt. Pret, saldon dhe krijon vetë pasi idenë sic thotë e ka në mendje

Me dekorin e fundvitit gjen hapësirë për të krijuat modele të reja vazhdimisht ndërsa për festat e tjera duhet të përshtasë ndriçimin sipas rastit.

E teksa gjithçka është gati, puna për Theoganin nuk mbaron. Ai kujdeset deri në fund për dekorin në qytet duke bërë riparimet e nevojshme në çdo pemë dhe llambë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!