Elbasani, Vora dhe Kamza votoi elektronikisht, përse nuk mund të përdoren këto pajisje në Kukës? Kjo është përgjigja e Celibashit

schedule11:31 - 20 Shtator, 2023

schedule 11:31 - 20 Shtator, 2023

 

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi ka dalë në një konferencë për mediat, pak ditë para zgjedhjeve vendore në Kukës.

Ndër tjera ai u pyet edhe për mundësinë që pajisjet e votimit elektronik që u përdorën në zgjedhjet e kaluara në Elbasan, Kamëz dhe Vorë, të përdoren dhe në bashkinë e Kukësit.

Celibashi tha se koha nuk është e mjaftueshme për të përgatitur këtë proces, ndërsa shtoi se është eksperimentuar mjaft.

“Koha nuk ishte shumë e përshtatshme, për ta përgatitur këtë proces. Edhe nga pikëpamja e logjikës së marrjes së këtij vendimi, mendoj se kemi eksperimentuar mjaftueshëm me votimin elektronik dhe zgjerimi me një zonë tjetër, në këtë moment nuk do të kishte shumë sens.

Nuk do të siguronte ndonjë avantazh, do përpiqeshim t’i edukonim votuesit e Kukësit me një mënyrë që ndoshta ata në të ardhmen nuk mund ta aplikojnë më.

Ndërsa qarku i Tiranës dhe ai i Elbasanit potencialisht mund të jenë nesër zona ku do të shtrihet votimi elektronik.

Duke mos qenë shumë të sigurtë se sa vullnet ka nga partitë politikë dhe se sa mundësi financiare kemi për ta shtrirë këtë votim në këto dy njësi zgjedhore, nuk do të kishte shumë logjikë ta shtonin në një njëri zgjedhore, ku nuk do të zhvillohet më në zgjedhjet e tjera të paktën” sqaroi Celibashi./abcnews.al