Besa ka bërë detyrën kundër Elbasanit të vendit të fundit, duke fituar me rezultatin 1-3. Kavajasit me këto tre pikë të marra i janë afruar me gjashtë pikë kreut të klasifikimit. Takimi i sotëm u vendos që në pjesën e parë.
I zakonshmi Tedi Cara ka shënuar pas 30 minutash lojë në portën e Elbasanit, duke zhbllokuar sfidën dhe shkuar në kuotën e tetë golave. Dy minuta më pas ishte Alked Çelhaka ai i cili ndëshkoi verdhë blutë për të dytën herë.
Besa e mbylli pjesën e parë me dy gola në epërsi, ndërkohë që më pas shënoi edhe braziliani Iran Coincencao. Ai gol i minutës së 55-të i mbylli të gjitha llogaritë. Goli i Lleshit për Elbasanin ishte vetëm për vlera statistikore, pasi kavajasit morën pikët e plota. /abcnews.al